© Copyright 2012 Te gjitha drejtat e rezervuara nga tring.ch
KANALET
TIP TV
Tip TV - Kanali me i ri për fëmijë i Platformës Tring Digital, startoi transmetimin më datë 10
tetor 2011. Kanali përmban një programacion të larmishëm në telefilma, filma e seriale të
animuara për fëmijët nga 5-14 vjeç. Ky kanal televiziv synon të plotësojë kërkesat e fëmijëve të
kësaj grup-moshe për argëtim, kulturë, art, informacion, kinema, etj.
Tip TV do të jetë një portë komunikimi me botën, që të gjithë prindërit do të mund ta hapin pa
frikën e përhershme se ajo ç’ka do të shohin pas saj, mund të jetë e dëmshme për fëmijët e tyre,
për zhvillimin mendor e intelektual të tyre.
Produksionet më të spikatura “Made in Tring” që do të transmetohen në këtë kanal përfshijnë:
Artist Tak Fak, Hip Hop, Superhero Quiz show, I Love Music, Mister Mouse, etj.
Tring Tring
Kanali për fëmije nga 3 – 13 vjeç. Çdo ditë seriale vizatimorë PREMIERE dubluar në shqip dhe
zgjedhur nga ekipi professional i autorëve. Kanali sjell edhe prodhime origjinale me vlera
didaktike ku në qendër janë vetë vogëlushët që duan të provojnë, zbulojnë,dhe pse jo të rriten
bashkë me Tring-Tring.
www.tring.ch
www.tring.ch
info@tring.ch
info@tring.ch
TV 21 JUNIOR
Kanal Televiziv Kosovar i dedikuar për fëmijë. Ofron për më të vegjlit përrallat dhe rrëfimet më
të bukura në botë përmes filmave artistikë për fëmijë dhe serive më të reja dhe të magjishme.
Gjatë programit tërëditor, vend të duhur zë muzika dhe këngët e zgjedhura nga arkivi shumë i
pasur i Radiotelevizionit 21, por edhe serialet më të reja botërore të animuara, me protagonistët
më të njohur nga bota imagjinare e fëmijëve, filma të animuar e artistikë nga shtëpitë më të
njohura kinematografike botërore, emisionet kontaktuese dhe ato edukative artistike.
Disney Xd
Kanali për fëmijë që nuk ka rivalë. Filma vizatimorë dhe seriale për fëmijë të llojit aksion dhe
komedi.