© Copyright 2012 Te gjitha drejtat e rezervuara nga tring.ch
KANALET
Tring Super
Tring Super është kanali i kinemasë PREMIERE dhe EKSLUZIVE vetëm pak muaj pas daljes në
salla, prodhimeve me të ardhura rekord, yjeve të hollivudit, regjisorëve që kanë bërë historinë e
kinemasë dhe filmave më të vlerësuar në festivalet ndërkombëtarë. Brenda këtij kanali të
pasionuarit e kinemasë mund të përshkruajnë “udhëtime” nëpër zhanre te ndryshme nëpërmjet
rubrikave dhe mbrëmjeve dedikuar temave të caktuara.
Ndër takimet kryesore përmendim PREMIERE çdo ditë të Hënë ora 21:00 dhe MARTMARE
(përzgjedhje me filma Horror) çdo të Martë ora 21:00.
Tring Max
Tring Max është kanali që i drejtohet atyre që duan kinemanë e emocioneve të forta, atij që
kërkon magjinë e argëtimit, frikën dhe ankthin, aventurën dhe fantazinë e historive me
mbresëlënëse të kinemasë. Programacioni “lundron” ndërmjet zhanrit thriller, aksion dhe krim
deri tek fantashkenca. Tring Max është bota e atyre që duan gjithmonë më shumë.
Takime të rregullta javore me rubrika si psh: ThrillerAutor, filma që kanë lënë një gjurmë në
historinë e kinemasë, No Limits, aksion adrenalik apo Criminal Max, në skenat e krimeve më të
pabesueshme por edhe të vërtetë.
Tring Life
Tring Life është bota e ndjenjave, emocioneve dhe dashurisë në të gjitha drejtimet dhe format e
saj: shoqëri, lidhje familjare, rrahjet e para, përralla romatike, pasione të papërmbajtshme, eros.
Një mix filmash per ata qe duan historite e dashurise dhe komedite romantike, perallat, pasionet,
intrigat por edhe atë pak aksion dhe mister që fshihet pas tyre. Tring Life është kanali për
emocionet e jetës.
Takim fiks është rubrika Life Romantic. A jeni ju një nga ata që nuk rrini dot pa menduar për
dashurinë dhe romancën? A ju skuqen sytë nga lotët kur djali e “merr” vajzën në një fund të
lumtur?
Tring Comedy
Çlodhje, thjeshtësi dhe shumë argëtim. Janë këta përbërësit e Tring Comedy, kanali i menduar
për ata që duan kinemanë e gëzuar dhe të lumtur. Një kanal dedikuar filmave me një “rreze” të
gjerë: që nga komeditë amerikane me aktorët më të dashur komikë, komeditë e sofistikuara për
adoleshentë dhe deri tek komeditë për të gjithë familjen. Plotëso dëshirën tënde për të qeshur me
Tring Comedy.
Çdo të Shtunë e të Diel në orën 15:45 një segment ekskluziv që përmbledh filmat më të mirë
komedi familjare nën titullin “Happy Family Weekend ”.
www.tring.ch
www.tring.ch
info@tring.ch
info@tring.ch
Fantasy
Kanal tematik me filma që ofron një bote tjetër me betejat e galaktikave, alienët, shkencën e të
ardhmes, udhëtimet në kohë, apo aftësi paranormale.