© Copyright  2012 Te gjitha drejtat e rezervuara nga tring.ch  KANALET 3 PLUS Një kanal gjeneralist për një audiencë popullore në moshën e internetit. Kanali është i ndarë në fasha ditore me targete të ndryshëm që nga fëmijët, adoleshentët, shtëpiakët për t’u mbledhur të gjithë së bashku në mbrëmje. Serialet e fundit amerikane, telenovelat më të reja amerikano-latine dhe një Prime-Time që varion nga dita në ditë. Që nga Teatri muzikor e shfaqje skenike të ekranizuara deri tek filmat televizivë të njohur për historitë e tyre familjare dhe reale. Fox Life (Shqip) Fox Life prezanton një miks serialesh dhe reality show zgjedhur sipas stilit të objektivit të tij, femrës moderne. Në Fox Life përzihen komedi, drama, dhe seriale premierë me kualitet FOX dhe sensualitet femëror. Hite si Desperate Housewives, Ugly Betty, Grey’s Anatomy, Private Practice, Ghost Whisperer, America’s Next Top Model dhe klasiket si Will & Grace, Dharma and Greg, dhe Ally McBeal e kanë bërë Fox Life kanalin më të ndjekur ndër kanalet e nisur këto 5 vitet e fundit. Shikuesit e Tring në Shqiperi i bashkohen 38 milion shtëpive në 80 shtete si Ballkani, Bullgaria, Balltiku, Italia, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rusia, Ukraina, Greqia, Turqia, Japonia, Korea dhe Amerika Latine. Fox Life transmeton në 14 gjuhë përfshirë padyshim Shqip. Fox Crime (Shqip) Fox Crime është një kanal argëtimi dedikuar krimit dhe investigimit. Historitë e këtij kanali janë me djem të mirë, djem të këqij apo njëri që dominon ndaj tjetrit. Disa prej serialeve me famë janë CSI, Law & Order, Criminal Minds, Without A Trace si edhe dokumentarë me temë krimin. Kanali u krijua fillimisht në Itali ku mori edhe një numër të madh shikuesish brenda platformës Sky. Me pas filloi eksportimi në 67 shtete apo 14 milion shtëpi në Ballkan, Bullgari, Balltik, Itali, Hollandë, Poloni, Portugali, Rusi, Ukraine, Hong Kong, Japoni, Filipine, Singapor, Tajvan dhe Azi e Veriut. Fox Crime transmeton në 8 gjuhe përfshirë padyshim Shqip. www.tring.ch www.tring.ch info@tring.ch info@tring.ch